Ora News - Meta tjetër "shuplakë" për Ramën, kthen dhe ligjin e tatimit mbi të ardhurat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm katër ditë pasi ktheu per shqyrtim ne Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar, Presidenti Ilir Meta kthen për shqyrtim në Kuvend nje tjeter ligj te miratuar nga mazhoranca.

Kreu i Shtetit ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr.39/2018, ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, ?Për tatimin mbi të ardhurat? i ndryshuar, me qëllim rishikimin e nenit 6 të këtij ligji, bazuar në dy argumenta.

Presidenti vlerëson se ndryshimet e realizuara në nenin 6, të ligjit nr. 39/2018, janë të pa argumentuara dhe nga vlerësimi i tyre rezulton se, zbatimi i këtij neni do të sjell uljen e barrës fiskale dhe përfitim financiar vetëm në favor të bizneseve që operojnë në fushën e lojrave të fatit, ndërkohë që ky nen nuk është në interes të publikut, si dhe efektet e pritshme në buxhetin e shtetit apo në ekonominë familjare janë negative.

Së dyti, kreu i Shtetit thotë se miratimi i nenit 6 të ligjit nr. 39/2018, është në kundërshtim me përmbushjen e objektivave social të shtetit shqiptar parashikuar në nenin 59 të Kushtetutës, bie ndesh me frymën e legjislacionit në fuqi në funksion të dekurajimit të aktivitetit të biznesit në industrinë e lojrave të fatit, si dhe krijon premisë për shtimin e fenomeneve negative që cënojnë familjen shqiptare.

Institucioni i Presidentit të Republikës, ka vlerësuar se aplikimi i barrës së lehtësuar fiskale ndaj operatorëve në fushën e lojrave të fatit, nuk është vlerësuar në mënyrë të thelluar nga qeveria dhe Kuvendi, përkundrejt dramave sociale dhe konflikteve në familje që janë shkaktuar në vijimësi nga pjesëmarrja në lojrat e fatit.

Argumentat e shtjelluara mbi kthimin për rishqyrtim të nenit 6, të ligjit nr. 39/2018 ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, ?Për tatimin mbi të ardhurat? i ndryshuar, mund t?i gjeni në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit të Republikës ? http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-rishqyrtim-ne-kuvend-te-ligjit-nr-39-2018-arsyet-e-kthimit-te-ligjit/

Gjithashtu, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrave të Tij, në mbështetje të nenit 84 pika 1 e Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjeve të tjera të miratuara nga Kuvendi, dhe konkretisht :

? Dekret nr. 10842 datë 26.07.2018 për shpalljen e ligjit nr. 38/2018 ?Për ratifikimin e korrigjimit të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huan e politikës së zhvillimit të sektorit financiar?.

? Dekret nr. 10843, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 40/2018 ?Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar?.

? Dekret me nr. 10844, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 41/2018 ?Për një shtesë në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, ?Për sistemin e taksave vendore?, të ndryshuar?.

? Dekret nr. 10845, datë 26.07.2018, ...

Recommended