Beteja e Dekreteve/ Meta kthen për rishqyrtim ligjin për 'Koorporatën e Investimeve Shqiptare

  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar projektligjin për ?Korporatën e Investimeve? , dhe e ka kthyer atë përsëri për rishqyrtim në komisionet parlamentare dhe më pas në Kuvend.

Në arsyetimin e tij presidenti Meta ka listuar një sërë parregullsish që sipas tij kanë ndodhur gjatë kohës kur ky projektligj shqyrtohej në komisionet përkatëse. Kreu i shtetit thekson se Komisioni i Ekonomisë ka dhënë vlerësimin e tij pa marrë më parë raportin e Veprimtarisë Prodhuese, ndërkohë që drafti nuk ka kaluar në Komisionin e Ligjeve, i cili për presidentin ka rëndësi themelore pasi projektligji ka disa nene të veçanta që lidhen me respektimin e të drejtave themelore siç është e drejta e pronës.

Recommended