RTV Ora - Rama të drejtën e blerjes së arit? Meta kthen ligjin për rezervat materiale të shtetit
  • 5 years ago
#rtvora

Pas akuzave të opozitës se kryeministri Rama po vjedh arin e Shqipërisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e bëra në ligjin për rezervat materiale të shtetit, i cili u miratua më 20 qershor në Parlament.

Ndryshimi i bërë në këtë ligj, sipas qeverisë synon të thjeshtojë procesin e lëvrimit të mallrave rezervë të shtetit që bëjnë pjesë në grupin A, ku futen prodhimet e arit, argjendit, apo platinit, duke ja hequr këtë të drejtë vendimit të Këshillit të Ministrave siç parashikon aktualisht ligji në fuqi dhe duke ja kaluar Kryeministrit. Për Presidentin kjo është e pajustifikuar ligjërisht.

"Nga shqyrtimi i ligjit nr. 36/2019, konstatohet se ndërmarrja e kësaj iniciative ligjore është e pajustifikuar ligjërisht dhe për më tepër kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet Urdhrit të Kryeministrit, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë që përbëjnë grupin kryesor të mallrave të rezervave të shtetit."

Presidenti i Republikës vlerëson se argument i dhënë nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi nuk qëndron dhe nuk justifikon aspak ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore për miratimin e ndryshimeve në nenin 10 pika 1 të ligjit ekzistues.

"Për më tepër, nisur nga rëndësia dhe vlera që kanë mallrat e Grupit A të rezervave të shtetit është në interes të publikut të gjerë që kontrolli ndaj çdo veprimi administrativ mbi këto mallra të jetë maksimal dhe jo një marrëdhënie midis dy autoriteteve politik Ministër ? Kryeministër, ku padyshim kjo marrëdhënie varësie midis tyre (Kryeministër-Ministër) mund të ndikojë drejtpërdrejtë në objektivitetin e vendimmarrjes.

Ndryshimet ligjore të miratuara me ligjin nr. 36/2019, dobësojnë mekanizmat e kontrollit mbi këtë proces, si dhe ulin nivelin vendimmarrës mbi mënyrën se si këto mallra do të administrohen dhe qarkullojnë në vijim, duke krijuar kështu një rrezik të shtuar që interesi publik të cenohet."

Pas kthimit të ligjit nga Presidenti, Kryeministri Rama reagoi përmes një citimi në Facebook, ku citon një thënie të Richard Nixon, sipas të cilit, 'Njeriu i mendimit që nuk vepron është inefektiv; ndërsa njeriu i veprimit që nuk mendon është i rrezikshëm".

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-i-kthen-qeverise-ligjin-rezervat-materiale-te-shtetit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended