Ora News - Hera e dytë, Meta kthen ligjin për Teatrin Kombëtar
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse mazhoranca bëri ndryshime në ligj dhe hapi garë për ndërtimin e Teatrit të ri, oresidenti Ilir Meta ka refuzuar sërish të hedhë firmën, duke e kthyer për shqyrtim në Kuvend. Meta thotë se ndryshimet në thelb nuk sjellin asgjë, duke argumentuar se ligji nuk garanton barazi në garë. Në emër të mazhorancës Taulant Balla, tha se dekreti i Presidentit do shqyrtohet me qetësi dhe dashuri.

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të Teatrit Kombëtar.

Behet fjale për ligjin nr. 37/2018, datë 20.09.2018 ?Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ?Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar?.

Në arsyetimin e publikuar sot nga Presidenca mësohet se kuvendi nuk ka shqyrtuar 8 (tetë) nga 9 arsyet e dhëna nga Presidenti i Republikës në dekretin nr. 10 849, dt 27.07.2018, duke shmagur kështu zgjidhjen e çështjes dhe duke krijuar sërish një normë të re ligjore antikushtetuese. Po kështu dhe një arsye që u nis ta trajtonte sërish nuk ka arrritur të zgjidhë çështjen e trajtimit preferencial dhe jo të barabartë të një subjekti privat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-kthen-here-te-dyti-ligji-teatrin-kombetar
Recommended