Presidenti kthen mbrapsht Ligjin per Tatimin e te Ardhurave

  • 5 years ago
Pas buxhetit të shtetit, Presidenti i Republikës Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend një nga ligjet më të rëndësishme të paketës fiskale, atë ?Për Tatimin mbi të Ardhurat?. Sipas kreu të shtetit, nenet 9 dhe 11 bien në kundërshtim me parimin kushtetues të ?barazisë përpara ligjit? dhe krijon pasiguri juridike për sa i takon aplikimit të tij në praktikë.

?Nisur nga përkufizimi i nenit 9, del qartazi se kemi të bëjmë me një dispozitë ligjore me efekt prapaveprues, në trajtën e një ?amnistie fiskale?, ku nuk përcaktohet qartë shtrirja kohore e saj. Neni 9 është në kundërshtim të hapur me parashikimet e nenit 155 të Kushtetutës, i cili ndalon trajtimin fiskal preferencial me efekt prapaveprues?.

Sipas Metës, ky nen krijon pabarazi fiskale për të gjithë ata që gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, me një normë tatim fitimi 15%, ndërsa ata që nuk e kanë ndarë do të përfitojnë një lehtësim fiskal duke paguar vetëm 8%. Kreu i shtetit shkruan se neni 11 bie ndesh me Kushtetutën, sa i takon hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në përfundim, Meta nënvizon se ky ligj përmbys sistemin dhe barazinë fiskale, duke e kthyer sistemin e taksimit progresiv në regresiv, sepse favorizon ndjeshëm shtresën më të pasur të shoqërisë.

Tv Klan

Recommended