Ora News - Thethi si pasuri, Ministria e Kulturës: Do prishen ndërtimet pa leje

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Thethi do të kalojë para verës në sitën e IKMT, ku do ndërhyhet në objektet me strukturë betoni që nuk kanë respektuar arkitekturen karakteristike të zonës. Pasuritë natyrore të Thethit janë të lidhura ngushtë me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.
I shpallur monument kulture dhe zonë e mbrojtur nga ministria e linjës, parku kombëtar i Thethit pritet të ketë një pranverë të ?acartë?. Ndërtimet pa leje me struktura betoni që nuk kanë lidhje me arkitekturën pritet të kalojnë në sitën e IKMT-së, ku nuk përjashtohen edhe prishjet. Zv/ministri Zef Çuni thotë se paralelisht është ndërtuar rregullorja e re që parashikon çdo lloj ndërhyrje në këtë zonë, përfshire modelin e ndërtimeve apo zhvillimit të saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/thethi-si-pasuri-ministria-e-kultures-do-prishen-ndertimet-pa-leje/

Recommended