Ministria e Kultures dhuron gjak - (12 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Qendra e Dhurimit të Gjakut ka dhënë alarmin për pakësimin e rezervave. Thirrjes sot iu përgjigj Ministria e Kulturës. Punonjësit e këtij institucioni dhuruan falas gjak, por kjo nuk mjafton. Prej mungesave tani bëhen vetëm operacionet urgjente. Shkak për këtë rënie të dhuruesve është largimi i studentëve dhe nxënësve me pushime.

Gjithashtu pas akuzës, se ushtarëve po u merret gjaku edhe burimet nga ushtria u ndërprenë. Dje për nevoja urgjente iu ble gjaku 24 njerëzve nga Mati. Mjekja Dhurata Rugji kërkon.

Mjekja Dhurata Rugji:- ?Kam rastin që t?i bëj thirrje çdo qytetari që e ndien veten të shëndoshë, të dhurojë gjak pasi në këtë periudhë ne kemi shumë nevojë për gjak, si në urgjenca ashtu dhe për një grup fëmijësh me anemi mesdhetare, me talasemi që quhet, të cilët e kanë jetë marrjen e gjakut. Çdo qytetar duhet ta dijë se dhurimi i gjakut përveç anës humane, i bën mirë çdo organizmi?.

Mjekët vërejnë se minimalisht çdo ditë nevojiten 150 njësi gjak, 100 njësi i duan të sëmurët me talasemi dhe 50 njësi të sëmurët e tjerë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended