Ora News - Teatri Skampa i amortizuar, Kapaj: Presim fonde nga Ministria e Kulturës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Godina e teatrit Skampa në Elbasan mbetet në një gjendje të mjeruar për shkak të mungesës së fondeve që duhet ti akordohen nga ministria e kulturës.

Drejtori i Qendrës së Artit në Elbasan Kliti Kapaj shprehet se ndërhyrja në këtë institucion është e domosdoshme pasi mungojnë sallat e zhveshjeve të aktorëve apo tualetet dhe kjo mund të realizohet vetëm me fondet e ministrisë së kulturës e cila nuk ka realizuar ende një vlerësim të gjendjes.

Aktualisht bashkia e qytetit ka miratuar një fond prej 2 mln lekësh të reja për përmirësimin e audios dhe ndriçimit

Kapaj: Presim një investim nga Ministria e Kulturës për të ndërhyrë në fasadën dhe ambientet e brendshme që do t'i japë një pamje të re teatrit.

Pavarësisht kushteve në skenën e teatrit Skampa në 6 muajt e parë të vitit ka pasur një numër të larmishëm të veprave që janë shfaqur për spektatorët ndërsa pritshmëritë janë edhe më të larta për pjesën e mbetur të vitit.

Kapaj: Pjesa e dytë e vitit vazhdon me një kalendar intensiv.

Në ndryshim nga vitet e tjera drejtori Kapaj shprehet se këtë vit në Teatrin Skampa do të vihen katër primiera një arritje të artistëve elbasanasë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teatri-skampa-i-amortizuar-kapaj-presim-fonde-nga-ministria-e-kultures
Recommended