Ora News – Elbasan, teatri “Skampa” apel Ministrisë së Kulturës për të investuar
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtues të teatrit ?Skampa? të Elbasanit, i bëjnë thirrje Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë të investojë në këtë institucion kulturor, që në një vit jep rreth 15 shfaqje premierë. ?Meritojmë investime, njësoj si qendrat e tjera kulturore?, tha kreu i teatrit ?Skampa?.
Dëmet e mëdha në teatrin ?Skampa?, pas zjarrit që përfshiu godinën në vitin 2011, janë ende prezente.
Mungesa e një rikonstruksioni të plotë ka lënë shenja në muret e amortizuara të teatrit, në të cilin u ndërhy pjesërisht me fondet e Bashkisë.
Drejtuesi i teatrit ?Skampa? në Elbasan, i bën thirrje Ministrisë së Kulturës të investojë për rindërtimin nga e para të godinës, ashtu siç ka financuar disa qendra kulturore në qytete të ndryshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/teatri-skampa-apel-ministrise-se-kultures-per-te-investuar/
Recommended