Lezhë, përplasje mes Bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Lezhës dhe Ministria e kulturës Përplasen për shtatoren e Skënderbeut, e planifikuar për tu vendosur ne sheshin ?Gjergj Kastrioti?. Kjo shtatore do te inaugurohej me 2 mars ne kremtimet për Besëlidhjen e Lezhës dhe me rastin e samitit te dyte te diasporës.Problemi ka lindur për shkak te lejes qe i nevojitet Bashkisë Lezhë nga Instituti i Monumenteve. Sipas Ministrisë se Kulturës, leja nuk është dhënë sepse vendi ku do te vendoset busti është zone arkeologjike.Kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj ka sqaruar paqartësinë, ndërkohë qe kërkoi dhe mbështetjen e ministrisë për ti hapur rruge vendosjes se shtatores se heroit kombëtar ne Lezhë.Nese shtatorja nuk do te vendoset brenda datës 2 mars, Fran Frrokaj thotë se do te braktise aktivitetin e programuar nga qeveria.Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti nuk ka ende një bust ne sheshin me te njëjtin emër.
Recommended