“ Pesë ditë mbret”/ Shfaqja e Stefan Çapalikut në tarracën e pallatit të kulturës - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Otto Witte, është pushtetari më afatshkurtër në karrierë. Ai vjen në Shqipëri më 1913 dhe për pesë ditë ky aventurier dhe kloun gjerman prezantohet si mbret, për të marrë dhe gëzuar shumë ofiqe.Ky është subjekti i librit të dramaturgut Stefan Çapaliku, ? Pesë ditë mbret?, mbi të cilin është ngritur skenari i shfaqjes premierë me të njëjtin emër e Teatrit Metropol.Edhe pse ka kaluar një shekull, për dramaturgun drejtuesit nuk kanë ndryshuar, ata mbeten aventurierë.STEFAN ÇAPALIKUDRAMATURGKemi pasur një personazh që quhet Otto Witte, i cili sot e kësaj dite mbi varrin e tij në Hamburg është shkruar ish-mbret i Shqipërisë, ka pasur dhe pasaportë si mbret i Shqipërisë. Është një burim i madh, sepse realiteti në të cilën ndodhemi ne, por jo vetëm ne na mëson se loja me pushtetin është një lojë e cila bëhet nga disa aventurierë që e marrin pushtetin dhe e keq administrojnë.Në shfaqje do të interpretojnë dy aktorë të rinj: Rafael Hoxhaj dhe Ismail Shimaj.RAFAEL HOXHAJAKTORVij si kloun, ku audienca ime ishin fëmijet, të rriturit, bëja për të qeshur. vij në një vend e coptoj e shes marr paratë dhe pastaj iki.Shfaqa ?Pesë ditë mbret? , e cila ishte planifikuar të jepej në Mars, do të realizohet jashtë dyerve të teatrit, në tarracën e pallatit të kulturës, për tre ditë radhazi, dukë nisur nga mbrëmja e të premtes.

Recommended