Ministria e Kultures organizon tryezen e librit me botuesit shqiptare - (26 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Publikimi i bilancit të të gjitha problemeve që kanë botuesit shqiptarë, janë diskutuar në tryezën e organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni SOROS. Janë ftuar botues, përkthyes, sponsor dhe politikani i librit, që është Ministria e Kulturës, për të parë rolin që kanë pasur botimet në kulturën shqiptare, gjatë këtyre viteve të fundit.

Problemet që ka kjo hapësirë diturie, janë fiskale, kulturore, shpërndarje dhe tregtimi i tij kudo. Stefan Çapaliku, drejtor i librit në Ministrinë e Kulturës thotë:

Stefan Çapaliku:- ?Gjithë ideja është se ne tani ndodhemi pas dhjetë vjet jete e diturisë private në Shqipëri, ku kanë ndodhur arritje të konsiderueshme, njëkohësisht jemi para problemeve që duhen zgjidhur, probleme të aspekteve financiare, fiskale, probleme të aspekteve kulturore, etj?.

Në këtë tryezë është shtruar liberalizimi i tregut të librit shkollor. Deri sot, monopoli i saj është shteti, Ministria e Arsimit, ndaj në diturinë shkollore, duhet të hyjnë botuesit privat./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended