Sporteli unik për të Drejtat e Autorit, ministria e Kulturës emëron drejtorin e ri jo legjitim

  • 6 years ago
Investigimi ynë lidhur me procedurat që ka ndjekur ministria e Kulturës për t?u dhënë licensën agjencive të ngarkuara për të vjelur fondet e të drejtës së autorit, të interpretuesve dhe producentëve, zbulon edhe një tjetër abuzim. Këtë herë historia ka të bëjë me emërimin në krye të sportelit unik ?Suada? për administrimin e së drejtës së autorit të Erlir Putos, drejtor ekzekutiv i Albautor, agjencia që përfshinte gjithë autorët shqiptarë. ?Suada? është sporteli i ri unik i krijuar me ligjin e vitit 2016, i ngarkuar për të vjelur të drejtat e autorëve, interpretuesve dhe producentëve. Më datë 22 qershor 2018 Këshilli Kombëtar për të drejtat e autorit i ministrisë së Kulturës, me vendimin nr.3, pas një procedure të shpejtë, vendos të shkarkojë nga posti i përgjegjësit të ?Suada?-s Zamir Sukniqin, përfaqësues i AMP, agjenci që përfaqëson të drejtat e producentëve dhe të emërojë në vend të tij Erlir Puton.

AMP ka një kontratë me pjesën më të madhe të producentëve vendas.

AMP aderon edhe ne IFPI, agjencinë më të madhe botërore të prodhuesve muzikorë, që përfaqëson 1.300 shoqëri prodhuese në 59 vende, duke përfshirë edhe kolosë të tillë si Sony Music, Universal apo Warner Music Group. IFPI është në vijë të parë të betejës botërore kundër piraterisë. Nëpërmjet këtij aderimi AMP raporton në këtë organizate mbi ecurinë e saj , mbi te ardhurat e mbledhura dhe ato te shpërndarja, si edhe ka detyrimin te implementoj dhe zbatoje rekomandimet e kësaj organizate. AMP është e lidhur me IFPI edhe nëpërmjet Albatrade (një nga anëtarët themelues) qe ka një marrëdhënie me IFPI si anëtar me te drejta te plota. Në faqen zyrtare web të IFPI-së, në listën e anëtareve të pranishëm në Shqipëri gjenden vetëm Albatrade dhe Supersonic, të dyja anëtare edhe të AMP. Të jesh anëtar i IFPI do të thotë automatikisht të përfaqësosh në vendin tënd të gjitha veprimet e të gjitha agjencive të producentëve që janë anëtarë të IFPI. Siç lexohet në këtë dokument, më datë 11 qershor 2018, pra para vendimit mbi shkarkimin e Zamir Sukniqit, IFPI ka informuar edhe ministrinë e Kulturës se dëshironte të vazhdonte të punonte me AMP.
Por emërimi i Erlir Putos në krye të sportelit unik si përfaqësues i Albautorit, vendosur, siç e pamë, nga ministria e Kulturës më 22 qershor 2018 bie ndesh me një vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës të datës 28 maj 2018 , pra 24 ditë para vendimit të ministrisë.

Recommended