Ministria e Kulturës restauron fasadat e ministrive - (17 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Brenda pak muajsh këto ndërtesa do të duken si ditën e përurimit, 60 vjet më parë. Ministria e Kulturës, ka sjellë nga Gjermania specialistët më të mirë të kësaj fushe. Kur panë gjendjen e ministrive, specialistët u befasuan se si qëndronte ende suvaja. Menjëherë ka filluar rrethimi godinave dhe vendosja e skelave. Për mënyrën e restaurimit Drejtori i Institutit të Monumenteve Artan Shkreli shpjegon.

Artan Shkreli:- ?Shumica e këtyre pajisjeve përdoren për herë të parë në Shqipëri, do të përdoren hedhjet e ujit dhe në ato raste kur sipërfaqja që do të pastrohet, kur paraqet probleme më të rënda, kjo do të përzihet me solucione të tjera dhe të ngurta. Urojmë që ky të jetë fillimi i një Tirane të re?.

Deri në Shtator duhet të përfundojë restaurimi i tre ministrive dhe i parkut monumental, më pas do të punohet në krahun tjetër, pra do të riparohet Bashkia e Tiranës, Ministria e Punëve Publike, Ministria e Rendit dhe sheshi ?Nënë Tereza?. Sipas Ministrit të Kulturës kaq mund të bëhet me 71.5 milion lekë që ka dhënë qeveria.

Edi Rama, Ministër i Kulturës:- ?Pas shpalljes Ansambël Monumental të qendrës historike të Tiranës, do të fillojë tani restaurimi, i cili do t?i kthejë tani kësaj qendre gjithë shkëlqimin e humbur. Kjo iniciativë e cila ka gjetur mbështetjen totale të qeverisë dhe kujdesin nga afër të kryeministrit Meta, do bëjë të mundur që qytetarëve të Tiranës t?ju rikthehet dinjiteti, si banorë të një kryeqyteti evropian?.

Bashkë me riparimin e fasadave tiranasit për herë të parë, do të kenë mundësi të shohin se si mund të bëhet një punë ndërtimi pa pluhur e llaç. Punimet do të bëhen nga shqiptarë të drejtuar nga ekspertët gjermanë, ndërsa projektuesi dhe mbikëqyrësi është Instituti i Monumenteve./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended