Durrës prishen ndërtimet pa leje - (20 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gazetare Mirela Milori:- ?Jemi këtu në qytetin bregdetar të Durrësit. Mëngjesin e sotëm policia ndërtimore në bashkëpunim dhe me forca të tjera të rendit publik, kanë nisur shembjen e ndërtimeve pa leje këtu në plazhin e këtij qyteti?.

Nuk janë rrënoja antike, janë rrënojat e ndërtimeve pa leje të qytetit të Durrësit. Mëngjesin e sotëm policia ndërtimore sëbashku me forca e shumta të rendit publik, nisën fazën e parë të shembjes të ndërtimeve pa leje. Drejtuesit e këtij aksioni thonë për Tv Klan se sot filloj faza e parë e prshjen e mureve rrethues dhe në fazën e dytë prishja e objekteve të rëndësishme. Ato do ti nënshtrohen një gjykimi tjetër nga KRT e rrethit.

Pronarët të përlotur për milionat që sot I kanë parë nën rrotat e fadromit shprehen të mërzitur për shembjen e pronave të tyre. Pra sot policia e Durrësit shembi muret e para në aksionin e prishjes së kioskave dhe ndërtimeve pa leje. Faza e dytë i kalon KRT të qytetit bregdetar./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended