Durrës, prishen objekte e shtesa pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fadromat e INUK në Durrës kanë mbërritur mëngjesin e kesaj te shtune në brezin e rërës. Të lajmëruar ditë më parë pronarët e bizneseve në këtë zonë kanë nisur vullnetarisht prishjen e tyre. Fillimisht aksioni ka nisur më rrëzimin e mureve rrethues, shtesave të paligjshme, çative dhe heqjen e tendave. Listës së objekteve të ndërtuara pa leje për tu prishur gjatë këtyre dhjetë ditëve do t?i shtohen edhe ndërtimet e mëdha të cilat kanë funksionuar si biznese gjatë këtyre viteve. Gjatë kësaj kohe do të përfundojë shembja dhe pastrimi i zonën nga materialet inerte nga vetë punonjësit e INUK. Aksioni ka vijuar paralelisht edhe me prishjen e objekteve përgjatë gjithë rrugës së plazhit. Kjo është dita e tretë e operacionit të nisur në qytetin bregdetar dhe deri tani janë shembur rreth 150 ndërtime të paligjshme. Vetë kryeministri Edi Rama ka shprehur vendosmërinë e qeverisë për t?i shkuar deri në fund këtij operacioni derisa vija bregdetare e Durrësit t?i kthehet normalitetit. Kreu i qeverisë e ka shprehur këtë në një postim në profilin e tij në Twitter e Facebook duke e ilustruar edhe me foto nga aksioni i se shtunës. ?Operacioni i pastrimit vijon ne vijën e rërës ku ndërtimet pa leje e shtresat e pisllëkut mbajnë peng plazhin e DR?- shkruan kryeministri.

Recommended