Report TV -Prishen disa objekte te 'Selvia'/ Bashkia: Janë pa leje!
  • 5 years ago
Bashkia e Tiranës ka prishur disa objekte te 'Selvia' ndërsa ka hasur në kundërshtimin e tre pronarëve të bizneseve. Bashkia thekson se ka çliruar nga ndërtimet pa leje bustin e heroit ?Vojo Kushi? te ish-trekëndëshi i 'Selvisë', 'ku deri në dhjetor gëlonin llotot dhe bastet'. Por tre pronarë biznesesh kanë kundërshtuar vendimin për prishjen e objekteve. Njëri prej tyre është ngujuar brenda në ambientet e lokalit. Babai i tij thotë se nuk janë lajmëruar dhe se i janë drejtuar policisë për të bërë kallëzim penal, ndërsa pretendon se objektin e ka me leje të rregullët.

"Na kanë ardhur pa njoftim, nuk kanë lajmëruar qytetarët, pasi nuk dinim asgjë. Shkuam dhe bëmë denoncim në polici, pasi nuk kishim shkresë për asnjë afat për të liruar biznesin. I kemi të gjitha me dokumente të rregullta" tha ai për mediat. Djali i tij i ngujuar brenda në lokal thotë se "nuk kam ndërmend që të dal". Ndërkohë që jashtë ambienteve janë ende fadromat që vijojnë punën, sipas bashkisë për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku duke akuzuar bashkinë e Tiranës. "Tek Selvia, në mes të Tiranës, në pikun e qarkulimit të mjeteve dhe njerëzve, në pronën e tyre, në besen e shtetit që i paguan taksat, me buke në gojë, pa u lajmeruar as me gojë as me shkrim. Erion Veliaj u dergon fadromat të mbështetura nga forcat speciale dhe rrënon barbarisht pasurinë e qytetarëve të pambrojtur. Dhuna nuk ka kufij ndaj duhet të bashkohemi përpara padrejtësive përpara se prona dhe shtëpia jonë të jetë pre e dhunës diktatoriale të kësaj qeverie" shkruan ajo në Facebook.
Recommended