Hiqet gardhi i teqesë halvetiane, PD: Tirana po kthehet qytet pa shpirt! Bashkia: Ishte pa leje
  • 4 years ago
Vetëm pak ditë më parë IKMT ndërmori heqjen e gardhit rrethues objektit të kultit të tarikatit halvetian të vendosur në qendër të Tiranës. ReportTV kontaktoi Bashkinë Tiranë lidhur me këtë rast ku u informua se heqja e gardhit nga IKMT ka ardhur pas mosvendosjes në dispozicion të lejes së ndërtimit të gardhit rrethues nga ana e institucioni fetar. Nga ana tjetër bashkia informon se hapësira e zënë gardhi i tarikatit halvetian do ti bashkohet rehabilitimit të parkut që ndodhet në krah të këtij institucioni fetar.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe ish deputetja e PD, Jorida Tabaku.  "T?i heqësh qytetit, në këto kohë, një objekt të tillë që përfaqëson edhe spiritualitetin por edhe historinë. Dy vlera që i mungojnë një qyteti që po kthehet pa të shkuar dhe gjithashtu pa një shpirt, është vazhdim i një politike kriminale. Akoma më e trishtueshme është të shohësh se skuthllëku i atyre që në mëngjes recitojnë vargje biblike apo kuranore dhe mbrëmja i gjen duke shembur rrethime teqesh apo mbuluar xhami.Ky është fati i një qyteti që udhëhiqet nga Nimrodët dhe që nuk kërkon të jetë një qytet për banorët e tij por për sunduesit e tij dhe tarafin e tyre oligark. Prandaj edhe biznesi i tyre për të shkëmbyer shpirtëroren dhe historiken me materialen dhe kullat është kaq i kollajtë për t?u zbatuar" akuzonte Tabaku.
Recommended