Ora News - PD i vë kryqin Matit: Kryebashkiaku i dënuar për armëmbajtje pa leje, ti hiqet mandati

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Një tjetër kryebashkiak socialist është vënë në shenjestrën e Partisë Demokratike, duke e akuzuar për të shkuar kriminale. Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi i ka kërkuar prokurorisë të verifikojë Agron Malajn e Bashkisë së Matit, ndërsa tha se ai është dënuar për armëmbajtje pa leje në vitin 1999.

Partia Demokratike ka kërkuar që ti hiqet mandati një tjetër kryebashkiaku socialist, që sipas saj akuzohet se ka kryer vepër penale që e ndalon përjetë në politikë.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Matit, Agron Malajn, për të cilin Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, tha se është dënuar me vendim të formës së prerë për armëmbajtje pa leje.

Bardhi: Sot Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit.Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik. Ky është rasti i pestë pas atij të Shkodrës, Vorës, vaut të Dejës dhe Mallakastrës, që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin.Ky është vendimi i Gjykatës që konfirmon dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë të Agron Malajt, të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Matit.

Për këtë çështje Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë të nisë verifikimet.

Bardhi: Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj. Sot është koha që ligji të veprojë, dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Agron Malajt, Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetit, Agim Kajmakut apo Mark Babanit por të dalë dhe të marrë përgjegjësi dhe t?u shpjegojë qytetarëve shqiptarë se përse alternativa e tij e vetme është krimi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pd-i-ve-kryqin-matit-kryebashkiaku-i-denuar-armembajtje-pa-leje-ti-hiqet-mandati

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended