Kryeministri Rama vizitë në Itali - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rigjallërimi ekonomik dhe thithja e investimeve të huaja është prioritet i qeverisë shqiptare. Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Abruzo të Italisë. Pas takimit me sipërmarrës të mëdhenj të këtij rajoni dhe drejtuesit e shoqatave tregtare, Rama ftoi biznesmenët që të vinë dhe të investojnë në Shqipëri. ?Ne kemi ndërmarrë një proces reformash strukturore dhe ekonomike, që është edhe angazhimin kryesor të qeverisë sonë. Sigurisht, me objektivin prioritar për të integruar vendin tonë në Bashkimin Europian, pa asnjë dyshim ne kemi me objektivin strategjik të rigjallërojmë ekonominë e vendit dhe të riforcojmë aspektin social të saj. Momentalisht, jemi duke diskutuar në parlament ligjin e ri për investimet e strategjike, ligjin e ri për turizmin, një ligj të ri për partneritetin publik privat, të cilit duam t?i japim një theks më të fortë. Po ashtu kemi përcaktuar edhe disa zona të lira ekonomike, si dhe një numër privatizimesh të rëndësishme. Nga ana tjetër, politika jonë fiskale është ngushtësisht e lidhur me objektivin për të tërhequr investitorët e huaj dhe për të inkurajuar sipërmarrësit tanë?. Kryetari i qarkut Luciano D?alfonso u shpreh se prania ne Abruzzo e kryeministrit shqiptar është nje mundësi unike per te forcuar bashkëpunimin dhe per te rigjeneruar ekonominë. Është nje fakt se Italia deri tani është partneri me i madh tregtar i Shqipërisë, duke marre 47% te eksporteve shqiptare. Po ashtu Italia është furnizuesi kryesor me 33.2% ne totalin e importit.
Recommended