Kryeministri Rama vizitë surprizë te kuqezinjtë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizite surprize e kryeministrit Edi Rama ne kampin e kuqezinjve ne hotelin ku ata ishin grumbulluar ne Bergamo. Kreu i qeverise shqiptare është takuar me stafin e kombëtares, por edhe me lojtaret, duke i pyetur per gjendjen e tyre ne prag te finaleve te France 2016. Ndërkohe ditën e sotme ne mëngjes, kryeministri Rama ka takuar përsëri kombëtaren, përpara nisjes per ne France. Luani pa trysni u shpreh përpara kuqezinjve, pasi objektivin e kemi arritur u dha zemër lojtareve, Rama. Kryeministri u shpreh se kombëtarja ka avantazhin si skuadër që objektivin maksimal e ka arritur, që presionin le ta mbajnë të tjerët. Padiskutim që për ne arritja në kampionat është në vetvete fitore e kampionatit - këmbënguli kryeministri. Ajo që është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët është që të jepni në fushë gjithçka që keni. Ju përfaqësoni jo Shqipërinë, por të gjithë kombin. Përfaqësoni Shqipërinë, Kosovën, të gjithë trojet ku banojnë shqiptarët, të gjithë shqiptarët në emigracion, përfaqësoni faktikisht ëndrrën e të gjithë shqiptarëve sot për sukses, për të qenë të barabartë me dinjitet dhe kapacitet njëlloj si të gjithë të tjerët, - tha Rama. Kjo humbja e fundit mund të vlejë shumë më tepër se një fitore, për sa kohë që është pjesë e përgatitjes. Rezultatet le të vijnë si të jenë, nuk ka problem. Sa më të qetë, aq më pak presion, aq më shumë shanse ka të merrni rezultat - përfundoi Kryeministri. - See more at: http://vizionplus.al/kryeministri-rama-vizite-surprize-te-kuqezinjte/#sthash.hpWgsXK1.dpuf

Recommended