Kryeministri Rama uron nxënësit dhe mësuesit nga shkolla “Kosova” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e arsimit Lindita Nikolla zgjodhën shkollën ?Kosova? e ndërtuar nga e para për të uruar nxënësit dhe mësuesit. Shefi i qeverise solli në vëmendje se administrata e kaluar e Bashkisë planifikoi ndërtimin e një pallati në vend të investimit në funksion të shkollës dhe dijes.



?Një ditë e shënuar për fëmijët, nxënësit, fillimi i vitit të ri shkollor, por për mua është një ditë e shënuar të jem këtu sot pas 15 vitesh luftë për këtë kënd të Tiranës ku mund të shkruhet një libër për Shqipërinë që kishim sepse këtu në këtë truall u ngatërruan të gjitha së bashku që nga babëzia e deri te korrupsioni i gjykata, leja e pallatit që mund ta kishte zënë përfundimisht këtë hapësirë historike të arsimit të Tiranës. Pastaj administrata e kaluar e bashkisë e vuri në plan për të ndërtuar në pallat dhe më pas më në fund ky makth mbaroi me ndryshimin në bashkinë e Tiranës dhe me futjen në rrugë të projektit të ri. Që sot nuk është më një projekt 3D por një realitet përpara syve tanë. Kur kthen kokën majtas, nuk kupton çfarë ndodh djathtas. Do ta çlirojmë edhe pjesën djathtas për të pasur një hapësirë të denjë midis shkollave dhe gjykatës dhe fëmijët e shkollës të përfitojnë më shumë mjedis publik.



Në krah të kryebashkiakut Veliaj, kryeministri Rama premtoi se shumë shpejt do të nisë ndërtimi 17 shkollave të reja, të cilat do ti japin fund mësimit me turne.



Brenda pak javësh së bashku me Bashkinë e Tiranës do fillojmë projektin e madh të 17 shkollave të reja që do ndërtohen nga programi 1 mld i qeverisë dhe sot janë në fazën finale të zbatimit të kontratave të projektuar nga arkitektë të huaj. Dua t'iu uroj mësuesve, prindërve që sot kanë çuar fëmijët në shkollë, një vit sa më të mbarë dhe sa më të suksesshëm shkollor. Investimi i ju prindërve tek fëmijët po gjen gjithmonë e më shumë përputhje me investimin tonë për fëmijët.



Ne shkollën Kosova e cila tashme është me modernia do te mësojnë gjithsej 600 nxënës.

Recommended