Rama i prërë: Asnjë celular në shkolla për nxënësit dhe mesuesit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga ky vit shkollor asnjë nxënës dhe mësues nuk do të lejohet të përdorë celularin në shkolla. Vendimi është ripërsëritur edhe njëherë nga kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mësuesit pak ditë para fillimit të vitit shkollor.



Nuk do lejojme celular ne shkolle. Kjo gjë do të vleje jo vetëm për nxënësit por edhe për mësuesit.



Duke iu referuar ankesave të prindërve për librat falas, Rama sqaroi edhe njëherë arsyen se pse fëmijët duhet ti ruajnë, për ti dorëzuar në fund të vitit.



Pse eshte stres per femijen ruajtja e librit, ky eshte miku jot me I mire. Prandaj duhet ta mbash me kujdes,. Ata të opozitës i mundon ideja qe libri  mund te ruhet. Nuk eshte ceshtje lekesh. Vitin e ardhsme do te jete klasa e 5 që do të përfitojë nga librat falas e më pas synojmë  ti japim falas deri ne klase te 9. Suedia vendi me social ne bote, I jep librat fal dhe I kerkon ne fund te vitit. 



Rama shtoi gjithashtu se këtë vit 700 mesues do të jenë të dedikuar vetëm për nxenësit me aftësi të kufizuar ndërsa pohoi se qeveria do të mbulojë të gjithë shpenzimet për nxënësit ekselente.

Recommended