Ora News - Nikolla uron nxënësit dhe mësuesit për vitin shkollor: Rrugëtim të mbarë!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vigjilje të nisjes së vitit shkollor, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u është drejtuar me një videomesazh nxënësve, mësuesve dhe prindërve, duke u uruar një rrugëtim të mbarë gjatë këtij viti shkollor.

Urimi i parë i Nikollës shkoi për 32 mijë fëmijët e klasave të para që të hënën do të dëgjojnë zilen e shkollës për herë të parë.

"Vëmendja jonë është e gjitha për ju, për secilin prej jush 480 mijë nxënësit e sistemit parauniversitar.Do të studioni me programe mësimore të lehtësuara dhe të larguar nga metoda e vjetër e mësimit përmendësh faqe e faqe të tëra" shprehet Nikolla.

Për vitin shkollor 2018-2019, 39 mijë maturantë do të kenë shansin të provojnë Maturën e Re, që sipas Nikollës është matura e lidhur me Universitetin dhe tregun e punës.

"Ky vit shkollor, vijon Nikolla, ishte dhe viti i librave falas nga klasa e parë në të katërtën. 610 milion lekë taksat tuaj të dashur prindër u kthyen sërish tek ju për tekstet e fëmijëve tuaj".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nikolla-uron-nxenesit-dhe-mesuesit-vitin-shkollor-rrugetim-te-mbare

Recommended