Ora News - Rihapet shkolla “Kosova”, Rama: Në këtë truall u ngatërruan babëzia dhe korrupsioni

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkolla 9-vjeçare ?Kosova? ka rihapur dyert për rreth 400 nxënës këtë vit të ri shkollor. Në inaugurimin e saj, kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj sistemit të drejtësisë, ndërsa njoftoi ndërtimin e 17 shkollave të reja.

15 vite nga djegia dhe shkatërrimi, në shkollën 9 vjeçare ?Kosova? është rikthyer gjallëria. Shkolla ka hapur këtë të hënë dyert e saj dhe ka mirëpritur rreth 400 nxënës që do të zhvillojnë mësim në ambientet e reja.

Kryeministri, Edi Rama, i cili mori pjesë në inaugurimin e këtij institucioni, risolli në vëmendje rrugëtimin e vështirë të kësaj shkolle të cilën e lidhi edhe me korrupsionin në sistemin e drejtësisë.

Rama: "Në këtë truall u ngatërruan të gjitha së bashku, nga babëzia e deri te korrupsioni i gjykatave. Shkolla u dogj dhe trualli u kthye në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Më pas u prenë pishat dhe territori u kthye në parkim. Nga të katër anët u bë çmos për të marrë lejen e pallatit, që do kishte zënë përfundimisht këtë kënd historik të arsimit të Tiranës.

Pastaj, administrata e kaluar e bashkisë e vuri në plan të ndërtonte pallat, por më në fund ky makth mbaroi me ndryshimin në Bashkinë e Tiranës dhe me futjen në rrugë të projektit të ri, i cili sot nuk është më një projekt në 3D, por ndodhet para syve tanë.

Është koha që së bashku me Erionin ta çlirojmë edhe pjesën djathtas, në mënyrë që të kemi një hapësirë të denjë midis shkollës ?Kosova? dhe gjykatës, kurse fëmijët të përfitojnë më shumë mjedis publik".

Kryeministri njoftoi se shumë shpejt do të nisë projekti për ndërtimin e 17 shkollave të reja.

Rama: "Brenda pak javësh, bashkë me Bashkinë e Tiranës, do të fillojmë projektin e 17 shkollave. Janë 17 shkolla që tanimë janë në fazën finale të fillimit të zbatimit të kontratave, të projektuara nga arkitektë të mëdhenj të huaj, që do jenë në vazhdën e kësaj godinë, me këtë cilësi të re për shkollat ku shkojnë fëmijët tanë".

Nxënësit që tashmë nuk do të duhet të marrin dije në shkollat e tjera i uroi edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Veliaj: "Mua sot më gëzon zemra kur shoh ish-shkollën time e transformuar pas një kalvari shumë shumë të gjatë. Jam i sigurt se sot i gëzon zemra jo vetëm atyre që janë nxënës, por edhe prindërve, gjyshërve dhe gjysheve, që shohin se si një tokë të shkretë, një histori të dhimbshme të tranzicionit tonë, u transformua në një mrekulli. Të gjithë kemi qenë krenar dhe kemi thënë, kemi bërë shkollën ?Kosova?".

Nga shkolla "Janaq Kilica" në qytetin e Fierit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, apeloi për më shumë vëmendje për arsimin.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi rrjetet sociale për të uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-veliaj-e-nikolla-ne-shkollen-kosova-hapin-fillimin-e-vitit-te-ri-shkollor

Recommended