Ora News - Shkolla "Kosova" hap dyert në shtator, Mazniku tregon shkollat e tjera ku është ndërhyrë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkolla Kosova e rindërtuar do të hapë dyert në muajin shtator, kur nis dhe viti i ri shkollor duke ofruar standarde moderne dhe duke shmangur mësimin me turne. Në një përmbledhje të investimeve në institucionet arsimore, nënkryeari i Bashkisë, Arbjan Mazniku, tha se në 75 shkolla janë bërë ndërhyrje në fasadë dhe ambiente të brendshme.

Shkolla "Kosova", është e 4 shkollë e re gjatë këtij mandatit të bashkisë së Tiranës. Nga një institucion i djegur, i kthyer më vonë në një parkim privat, shkolla 9 vjeçare "Kosova" e rindëtuar do të presë nxënësit në 17 shtator, në ditën e parë të mësimit.

Nënkrytari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i tha Ora Neës se kjo shkollë ka të gjitha standardet bashkëkohore dhe do të kthehet edhe në qendër komunitare.

Mazniku: Sivjet i shtohet një shkollë e re qytetit, shkolla "Kosova" e cila prej shumë vitesh nuk funksiononte. Pas një procesi të gjatë shpronësimi, më pas ndërtimit të një shkolle të re, një shkollë historike dhe me shumë rëndësi në qytetin e Tiranës, ajo bëhet shkolla e katërt e re e ndërtuar gjatë kësaj administrate. I shtohet shkollës "Hoxha Tahsim", shkollës në Bregun e Lumit dhe shkollës në Kombinat. Kjo bëhet shkolla e katërt e re si pjesë e procesit të shtimit të 21 shkollave të reja, çka do të çojë në mbarimin e bërjes njëherë e përgjithmonë të shkollës me dy turne në qytetin e Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkolla-kosova-hap-dyert-ne-shtator-mazniku-tregon-shkollat-e-tjera-ku-eshte-nderhyre

Recommended