Ora News - Zgjidhja për Unazën e Re? Basha: Në burg kush është përfshirë në këtë skemë korrupsioni

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e 29 të protestës, banorët që preken nga projekti i Unazës së Re kanë bllokuar sërish rrugën në zonën e Astritit.

Këtë mbrëmje i pranishëm në protestë ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se nëse do ta kishte në dorë ai zgjidhjen e kësaj çështje do të fuste në burg të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

Basha: Unë do ta anulloja këtë tender korruptiv, do të hetoja dhe do të coja para drejtësisë dhe në burg të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skemë të madhe korrupsioni. Do të vlerësojë projektin nga fillimi, nevojshmërinë, dobishmërinë e projektit për qytetin, komunitetin për transportin urban dhe ndërurban. Pasi të bindesha për vlerën e këtij projekti do ta konsultojë me banorët, do të ndaja buxhet të mjaftueshëm për shpronësimin e banorëve, duke respektuar pronën e çdo banori sic e ka kushtetuta dhe vetëm pas kësaj do të fillonin punimet me një kosto të përballueshme për buxhetin dhe me një tender me garë. Asnjëra nuk ka ndodhur, tender dhe garë nuk ka pasur.

Basha tha se qeveria po sillet si bandë për të përçarë banorët. Ai theksoi se një nga tre kompanitë që po merr pjësë në ndërtimin e unazës është regjistruar në parajsa fiskale.

Basha: Qeveria po sillet si bandë për ti përçarë dhe friksuar banorët sepse halli i vetëm i Edi Ramës nuk është zbatimit i ligjit, por është si ta çojë deri në fund aferën e vjedhjes së miliona eurove këtu tek unaza. Kjo është arsyeja pse ka kapur konto bankare sekrete në parajsa fiskale ku është regjistruar një nga 3 kompanitë që marrin pjesë në këtë megavjedhje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjidhja-unazen-e-re-basha-ne-burg-kush-eshte-perfshire-ne-kete-skeme-korrupsioni

Recommended