Kryeministri Rama mbush bulevardin, i tregon “muskujt” Metës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Para grumbullimit te manifestuesve për protestën e 2 marsit, në të njëjtin bulevard, ?Dëshmorët e Kombit?, kryeministri Edi Rama mblodhi të rinjtë e forumit rinor të socialistëve.Dita e tretë dhe mbyllëse e Kongresit Zgjedhor u zhvendos nga ambientet e brendshme të pallatit të kongreseve në sheshin përballë Presidencës. Me argumentin se vendi duhet të ecë përpara, Edi Rama, iu drejtua në distancë Ilir Metës.Në këshillat që iu dha të rinjve për rrugët e duhur të komunikimit, kryesocialisti shembullin e keq të shpërdorimit të lirisë së shprehjes e gjeti serish te Ilir Meta.Edhe kur foli për ndikimin që do të ketë lufta kundër krimit të organizuar në ekonomi, kreu i qeverisë referoi si pengesë Presidentin.Ashtu si në strukturat e Partisë Socialiste, Kryeministri kërkoi që edhe forumi i të rinjve të bashkëdrejtohet nga një vajzë dhe një djalë me një statut dhe një Asamble të re, kongresi tre ditor zgjedhor i socialistëve mbyllet, për t?i lënë vendin në vazhdim një tjetër zhvillim të rëndësishëm, mbledhjen e Asamblesë nga ku do të dalë Kryesia e re e Partisë Socialiste.
Recommended