Ora News - Arrestimet për korrupsionin në gjyqësor nga SPAK, Kim: Po përpiqen t’i pengojnë

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Ambasadorja amerikane ka përshëndetur arrestimet e fundit me urdhër të SPAK në radhët e gjyqësorit, përkatësisht gjyqtaren e Apelit Korçë Mimoza Margjeka, avokatin Skënder Demiraj dhe baskëshortin e gjyqtares Arben Cara.

?Është një gjë e mirë dhe ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht funksional.Disa po përpiqen ti pengojnë në punën e tyre madje do të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët por ka ardhur koha tu qëndrojnë fort këtyre personave? tha ajo nga Shkodra.

Lexo edhe- ?Burri i huaj do 6 mijë euro, 2 mijë për secilin gjyqtar. Zbardhet vendimi për gjyqtaren e Apelit Korçë

Në konferencën për mediat pas takimit me kryetaren e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, diplomatja amerikane foli edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe rikthimin e Këshillit Politik ku palët pritet të implementojnë në kodin e ri zgjedhor ndryshimet e njëanshme kushtetuese të mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

?Përfundimisht është përgjegjësi e drejtuesve dhe udhëheqësve politikë të Shqipërisë dhe jo e ambasadores amerikane. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përkjekjeve por ky është një vend sovran dhe zyrtarët e zgjedhur kanë një përgjegjësi të cilës nuk mund ti largohen.Është një lajm shumë i mirë që palët politike, si ata që janë brenda parlamentit, si ata që janë jashtë tij, të mund të mblidhen së bashku për të diskutuar për çështje për të cilat mund të bien dakort. Jam e sigurt se do të zhvillohen debate të shëndetshme dhe jam po aq e sigurt se në fund do të mund të arrijnë një kompromis për popullin shqiptar?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/arrestimet-per-korrupsionin-ne-gjyqesor-nga-spak-kim-po-perpiqen-ti-pengojne-duhet-te-qendrojne-fort/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended