Ora News - Lame: Problemet me pronat po pengojnë investimet në zonat me interes ekonomik

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame është shprehur se harta e abuzimit me pronat përfshin gjithë territorin e Shqipërisë, duke theksuar se është më e dendur në zonat me interes ekonomik.

Në një deklaratë për shtyp, Lame tha se problemet e trashëguara me pronat pengojnë investimet në këto zona.

Lame shtoi se në 6 muaj nga Kadastra janë kryer 20 audite dhe kontrolle në të gjithë vendin.

Ndërsa shtoi se gjatë këtyre verifikimeve janë marrë 120 masa për punonjësit, shoqëruar edhe me gjoba, si edhe janë bërë largime nga puna për ata që kanë kryer shkelje.

Artan Lame: ?Ditë pas dite kemi grumbulluar dhe vijojmë të evidentojmë raste të abuzimit me pronën qoftë publike dhe private.

Abuzimi me pronën është shkelje e rendit kushtetues dhe bllokimi jetës ekonomike të vendit. Në këto 6 muaj operim të Kadastrës së re shqiptare janë kryer 30 audite, kontrolle dhe verifikime në të gjithë vendi. Janë marrë 120 masa për punonjësit përfshirë edhe largime nga puna.

Madje si risi e jona masat janë shoqëruar edhe me vendosje gjobash për personat që kanë kryer shkelje. Janë trajtuar 7500 ankesa nga publiku dhe institucione të ndryshme ku pjesa dërrmuese kanë në sfond grabitjen e pronës.

Do të mjaftonin këto shifra për të dëshmuar sesa i thellë është problemi. Harta e abuzimit me pronat përfshin të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Por këto abuzime dendësohen në zonat me interes ekonomik.

Pikërisht në këto zona problemet e trashëguara të pronave bllokojnë shumicën e investimeve.

Do përmendja zonat bregdetare përgjatë Jonit dhe Adriatikut apo zonat me fluks ekonomik si ato në qytete të mëdha si Tirana, Durrësi dhe Elbasani."


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lame-harta-e-abuzimit-me-pronat-perfshin-te-gjithe-territorin-e-shqiperise

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/Yf8aPEBZz1I
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended