Abilekaj: Ora News u sulmua sapo filloi pushimi mediatik, SPAK po zbaton një vendim politik

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
I ftuar në RTV Ora, analisti Enton Abilekaj tha se Shqipëria ka bërë hapa pas në raport me lirinë e medias.

Abilekaj tha se në 3 gusht u shfrytëzua pushimi mediatik që të kishte një sulm ndaj televizionit ORA.

Për Abilekajn, fakti që u soll policia në sekuestro sikur po sekuestrohej drogë, tregon se qëllimi nuk ishte pronari, por media.

Abilekaj: Shqipëria ka bërë hapa pas në lirinë e medias. Në 3 gusht sapo filloi pushimi mediatik, kemi një sulm ndaj një media, ORA News. Koha e zgjedhur nuk është rastësore, sepse nuk ka ndodhur kundër pronarit, por vetë medias. U gjet koha e pushimit mediatik. Fakti që u soll policia në sekuestro sikur po sekuestrohej drogë, kjo tregon se qëllimi nuk ishte pronari, por media. Rasti i Ora News është konfirmimi i gjithë ndërkombëtarëve dhe medieve në vend, që përdorim i OFL-së do të përdorej nga Rama për të goditur armiqtë e tij.

Vendimin e SPAK, Abilekaj e quan politik dhe shton se institucionet shtetërore po përdoren dhe se kjo është diçka shqetësuese.


Abilekaj: SPAK në këtë rast zbaton një vendim politik duke sulmuar një person caktuar. Mënyra se si përdoren institucionet e qeverisë është diçka shqetësuese. Rama i mbylli gojën Agon Channel dhe këto para duhet t?i paguajmë ne. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në botë, që të të mbyllin gojën dhe pastaj të të marrin edhe paratë për këtë mbyllje goje. Tani mund të ndonjë që administratori shtetëror të mos ketë eksperiencë me televizionin dhe ta falimentojë atë. Çfarë do të bëjmë ne, do të paguajmë sërish një tekë të një njeriu?


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/abilekaj-ora-news-u-sulmua-kur-sapo-filloi-pushimi-mediatik-spak-po-zbaton-nje-vendim-politik/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended