Ora News - Rama: As klithjet as lotët nga jashtë nuk pengojnë miratimin e ndryshimeve kushtetuese

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Maxhoranca nuk heq dorë dhe do të votojë ndryshimet kushtetuese brenda sesionit parlamentar. Nga foltorja e Kuvendit Rama i është përgjigjur ndërkombëtarëve por dhe opozitës parlamentare dhe jo parlamentare te cilët paralajmëruan se do të bllokohen negociatat nëse mazhoranca nuk tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese.

Edi Rama: ?Opozita jo parlamentare dhe opozita jo presidenciale nuk e nderojnë veten dhe as ata që e mbështesin duke fyer parlamentin dhe fyer ata që janë në parlament si jolegjitim. Kjo është shumë e ulët dhe e padenjë sepse askush nga ne nuk është ilegjitim.

Ju jeni këtu politikisht me nënë e babë, me Monikën e Lulin. Nuk ju ka sjellë PS dhe as një një monarki paralele me Republikën. Në këtë aspekt unë dua tju shpreh solidaritetin tim në këtë pikë. Unë nuk respektoj më shumë Lulzim Bashën se Rudina Hajdarin, as Ilir Metën sa Myslim Murrizin.

Nuk respektoj më shumë asnjë prej atyre që janë jashtë dhe sulmojnë nga jashtë, ndërkohë që ishin brenda e dolën jashtë, sesa të gjithë këtu që jeni në sallë, përfshi dhe nalmadhërinë e tij në tentativë Kujtim Gjuzi.

Nga kjo foltore dua tu them miqve ndërkombëtarë se parlamenti i Shqipërisë është sovran dhe do të vendoset sic mendojnë përfaqësuesit e shqiptarëve në këtë sallë. Do vendoset në respekt të 5 qershorit nga njëra anë dhe më shumë se 80% e shqiptarëve nga ana tjetër që duan të kenë të drejtën të zgjedhin edhe deputetin e jo vetëm partinë. Këto të dyja janë fakt që të gjithë miqtë e partnerët tanë duhet të jetojnë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/rama-marreveshja-e-5-qershorit-nuk-preket/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended