Rama: Nuk ka marreveshje me Greqine pa miratimin e Presidentit |Lajme-News

  • 3 years ago
Nëse arrihet marrëveshja me Greqinë për ndarjen e zonave ekskluzive detare në Jon, do të duhet që të pranohet më pas nga Presidenti Ilir Meta.
Duke folur nga Vlora, Kryeministri Edi Rama ka thënë se marrëveshja që të hyjë në fuqi, do të duhet të pranohet nga Presidenti i Republikës.
?Po të kishte një marrëveshje, patjetër që Presidenti do të kishte dijeni për të dhe nuk mund të ketë një marrëveshje pa miratimin e Presidentit. Negociatat me Greqinë janë ndërprerë qysh pas ndryshimit të qeverisë në Greqi, janë ndërprerë pa një përfundim. Ngatërresa e një deklarate të Kryeministrit të Greqisë në Parlamentin grek që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë por që ka të bëjë më konceptin e të drejtës për t?u shtrirë me 12 milje aty ku e lejon territori, gjë që në zonën mes nesh dhe Greqisë kjo gjë nuk është e mundur fizikisht, është kthyer në një karrem për të peshkuar kë mund të peshkojmë. Marrëveshja shkon nga grupi negociator në qeveri, nga qeveria tek Presidenti. Presidenti ka thënë do ta çoj në Gjykatë Kushtetuese dhe pastaj nga Gjykata Kushtetuese ratifikohet në Parlament?, deklaroi për gazetarët Kryeministri Edi Rama pasi vendosi kurora me lule në memorialin e Luftës Kombëtare të Vlorës.
Çështja e detit me Greqinë u bë objekt diskutimi pasi Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi disa ditë më parë se Greqia do të zgjerohet nga 6 me 12 milje në Detin Jon.
Dhe për këtë, shefi i qeverisë greke bëri me dije se shumë shpejt do të fillojë negociatat me Tiranën zyrtare.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended