Ora News - Kufiri detar, Rama: S’ka marrëveshje me Greqinë pa Metën, kush e ha është trupeshk
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta.

Rama u shpreh se është presidenti ai i cili firmos marrëveshjen dhe që më pas ka mundësinë ta dërgojë dhe ta apelojë në Gjykatën Kushtetuese.

Edi Rama: ??Nuk ka se si të bëhet një marrëveshje kur nuk ka det, nuk ka firma, nuk ka vula, kur nuk ka procedura. Marrëveshja shkon nga grupi negociator në qeveri, nga qeveria te presidenti, presidenti ka thënë do e çojë në Gjykatën Kushtetuse, dhe pastaj nga Gjykata Kushtetuese ratifikohet në parlament. Kush e ka këtë karrem, është komplet trupeshk.??

Nga Vlora, ku mori pjesë në në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule në memorialin e Luftës Kombëtare të Vlorës 1920, kryeministri tha se nëse do kishte marrëveshje, presidenti Meta do ishte në dijeni.

Rama tha se nuk ka marrëveshje me Greqinë, dhe se negociatat janë ndërprerë pas ndryshimit të qeverisë në shtetin fqinj.

Edi Rama: ??Jam i bindur se presidenti e di shumë mire që ja fut kot. Po të kishte një marrëveshje, patjetër presidenti do kishte dijeni për të. E përsëris edhe një here për ata që duan të dëgjojnë dhe jo për ata që bien në grepat e atyre që bëjnë politikë me kap ça t?kapësh. Nuk ka marrëveshje, negociatat me Greqinë janë ndërprerë qysh pas ndryshimit të qeverisë në Greqi, janë ndërprerë pa asnjë përfundim. Me qeverinë e re greke, ne nuk kemi rifilluar negociatat, do të thotë që nuk kemi ende marrëveshje.?

Sipas Ramës, deklarata e kryeministrit grek Mitsotakis ngatërroi gjithçka, dhe se kjo histori po bëhet qesharake dhe e turpshme.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/kufiri-detar-rama-nuk-mund-te-kete-marreveshje-me-greqine-pa-miratimin-e-metes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended