Report TV - 'Pakti detar', Rama takim me Metën për negociatat me Greqinë

  • 6 years ago
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar për rreth 60 minuta një takim në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta. Qëllimi i vizitës së kreut të qeverisë në Presidencë mësohet të ketë qenë pakti i detar me Greqinë dhe çështjet e pazgjidhura të cilat kanë mbajtur larg dy vendet 70 vitet e fundit.

Marrëveshjet pritet të konkretizohen këtë pranverë pas dakordësive Bushati-Kotzias nga takimi i Kretës dhe Korçës, ndërsa në muajin prill është planifikuar edhe një vizitë në Tiranë nga kryeministri grek Aleksis Tsipras. Vizitë e cila është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama rreth një muaj më parë i ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo".

Presidenti Meta ende nuk i ka dhënë autorizimin ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në mënyrë që ky i fundit të lëshojë plotfuqishmërinë për nisjen e negociatave me fqinjin jugor.

Recommended