Berisha Ramës: Matu mirë marrëveshje me Greqinë nuk nënshkruhet pa kaluar mbi trupat tanë

  • 6 years ago
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me marrëveshjen që po firmos me Greqinë po i shet detin, ndërsa ka paralajmëruar se pakti nuk do të lejohet që të kalojë në Kuvend. Kujtojmë që marrëveshjen e firmosur nga Berisha në 2009 me Greqinë, gjykata Kushtetuese Shqiptare e rrëzoi, pasi i falte shtetit fqinj një pjesë të territorit.
?Në një akt të paprecedent në historinë e Parlamentit përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar për të krijuar një situatë në të cilën të kalojë hajdutërisht ligjin e hajnisë më të madhe aktuale publike, aeroportit Habilaj, se kështu po e quaj pasi po bëhet me një çmim absolutisht 5-6 herë më të madh se aeroporti i Kukësit.

Cdo qytetarë shqiptarë duhet ta dijë se cfarë është mbi 20 milionë shkon në xhepat e Ramës dhe individëve tjerë që s?kanë asnjë lidhje me Vlorën e Shqipërinë, por me luksin e pasurinë e tyre. E bënë këtë akt të paprecedentë, sepse janë të ngërthyer në një skandal të tmerrshëm, Edi Rama në shkeljet Kushtetutës dhe ligjeve ka përzënë nga Shqipëria, ka ekstraduar personin kyç të bandës Habilajve me urdhër të Tahirit vetëm dy ditë pasi ai kishte shprehur vullnetin për t;u bërë dëshmitarë i penduar i drejtësisë.

Recommended