Replek kërkon miratimin e ndryshimeve ligjore për drogat

  • 4 years ago
Nga kompania farmaceutike Replek, kërkuan që deputetët menjëherë t?i miratojnë ndryshime në Ligjin për drogat, me të cilat do të mundësohet eksportimi i luleve të kanabisit jashtë vendit. Kështu, nga kompania besojnë se ekonomia e Maqedonisë do të ringjallet në mënyrë drastike dhe do të rritet standardi i jetesës së qytetarëve. Ata thonë se kanë dëshmi që klima e Maqedonisë është shumë e favorshme për kultivimin e kanabisit. Replek është kompania e parë e Maqedonisë, që katër vite radhazi i tregton produktet e saja të kanabisit në tregjet ndërkombëtare në Gjermani dhe Australi, dhe së fundmi, tregu më i ri që e pushton me produktet Kanoil janë Shtetet e Bashkuara.

Recommended