“Disa po përpiqen t’i pengojnë në punë”/ Yuri Kim: SPAK të qëndrojë i fortë

  • 3 years ago
Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një deklaratë nga Shkodra ka cekur sërish çështjen e Gjykatës kushtetuese ku ka thënë se kjo nuk është një situatë e papranueshme për një vend anëtar i NATO-s dhe që kërkon të futet në BE.


?Shqipëria ka qenë pa një Gjykatë Kushtetuese për një kohë të gjatë. Nuk është një situatë e pranueshme që është një anëtarë i NATO-s dhe kërkon të futet në BE. Kemi qenë të kënaqur që dhe Ruçi ka rënë dakord për ngritjen e Kushtetueses deri në fund të vitit? ? deklaroi Kim.

?Është e rëndësishme pjesëmarrja politike dhe është e rëndësisë që udhëheqësit të lënë anash ndasitë politike e për tu bashkuar bashkë drejt një objektivi. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Është një lajm shumë i mirë që palët politike si jashtë dhe brenda parlamentit do të bien dakord për tu ulur sërish. Jam e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis? ? tha Kim më tej.

Ndërkohë ambasadorja dha një mesazh të fortë referuar SPAK, kur tha se po përpiqen t?i pengojnë në punën e tyre madje të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët.

?Është një gjë e mirë dhe ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht funksional. Disa po përpiqen t?i pengojnë në punën e tyre madje do të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët por ka ardhur koha që SPAK të qëndrojë i fortë para këtyre personave? tha ajo nga Shkodra.

Ndërsa e pyetur për vonesën në implementimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ajo tha:?Përfundimisht është përgjegjësi e drejtuesve dhe udhëheqësve politikë të Shqipërisë dhe jo e ambasadores amerikane. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve por ky është një vend sovran dhe zyrtarët e zgjedhur kanë një përgjegjësi të cilës nuk mund ?ti largohen. Mendoj se ligjet e Shqipërisë janë shumë të qarta dhe kushdo që e ka marrë atë letër e di saktësisht se për çfarë jam duke folur?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#YuriKim#SPAK#TopChannel

Recommended