Top News - Disa akuza për ish kryeprokurorin, SPAK heton Llallën

  • 4 years ago
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është vendosur zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria Speciale, SPAK.


Ai akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave pastrimi i produkteve të veprës penale, refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë dhe shpërdorim detyre.
Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nisi më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, ndërsa më pas kaloi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë proçedim penal, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore në Drejtorinë Hetimore Qëndrore, pranë Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale. Ndaj me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore ?sekuestro preventive? për pasuritë në emër të tij, që janë kryesisht toka në Durrës dhe Tiranë.

Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos e kaluar në Vetting.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se ?ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AdriatikLlalla#SPAK#TopChannel

Recommended