Report TV -Gati dosja për ish-kryeprokurorin e Tiranës me hotel 500 mijë USD

  • 5 years ago
Edhe pse hoqi dorë nga posti i prokurorit, pas 32 viteve karrierë dhe i shpëtoi procesit të vettingut, Petrit Fusha nuk i ka shpëtuar dot hetimit nga organi i akuzës ku ai ishte pjesë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin Petrit Fusha. Me anë të një njoftimi publik, KPK ka bërë me dije se lidhur me rastin në fjalë është vënë në dijeni edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ish-prokurori me hotel 500 mijë USD në tokën që i fali daja

Motra dhe babai i dhanë ish-prokurorit 157 mijë USD për ndërtimin e godinës, fiton 54 mijë euro në vit nga qiraja

Nga investigimet e kryera nga gazetari i Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, Petrit Fusha, në deklaratën fillestare të pasurisë, në vitin 2003, deklaron se daja i ka dhuruar një tokë bujqësore, me sipërfaqe 2000 m2, në fshatin Mjull-Bathore të Tiranës. Mbi këtë tokë, ish-prokurori Fusha ka ndërtuar një godinë, projektuar për hotel, me sipërfaqe ndërtimi 1117.3 m2. Fillimisht, kati i parë i godinës ka funksionuar si bar-restorant. Në deklaratën e pasurisë, Fusha thotë se paratë për ndërtimin e godinës i ka dhënë babai dhe motra, konkretisht me 11 500 000 lekë ka kontribuar babai dhe me 6 000 000 lekë ka kontribuar motra. Pra, Petrit Fushës i ka dhënë babai dhe motra 157 mijë USD. Vlera e godinës është 34 500 000 lekë ose rreth 300 mijë USD. Për të mbuluar tërësisht koston e ndërtimit, Fusha thotë se ka marrë një kredi 13 600 000 lekë si dhe ka shitur një tokë bujqësore me sipërfaqe 3600 m2. Disa vite më vonë, pikërisht në vitin 2007, ish-prokurori Fusha deklaron se ka shtuar vlerën e godinës me një pishinë dhe ambiente ndihmëse në objektin bar-restorant, ku investimi shtesë është 25 000 000 lekë. Për shtimin e ambienteve ndihmëse, kreu i Prokurorisë së Tiranës deklaron se ka marrë një kredi me vlerë 235 mijë euro me interes 8 për qind. Ndërkaq, në vitet 2003-2006, bashkëshortja e Petrit Fushës deklaron fitime nga bar-restoranti në shumat 4 100 000 lekë, 4 900 000 lekë, 5 000 000 lekë dhe 4 900 000 lekë. Në vitin 2007 dhe në vazhdim, zonja e ka dhënë restorantin me qira, me 50-60 mijë euro në vit. Për 10 vite, 2007-2017, çifti ka fituar mbi 500 mijë euro vetëm nga qiraja e restorantit. Gjatë vitit 2007, Fusha thotë se daja i ka falur një tjetër pasuri të paluajtshme, konkretisht i ka dhuruar 2050 m2 tokë arë. Më 02.07.2015, ai thotë se prindërit i kanë dhuruar tokë arë me sipërfaqe 1750 m2 në Tiranë, me vlerë 600 000 lekë. Po sipas deklaratës fillestare të pasurisë, Fusha rezulton pronar i një tjetër toke bujqësore me sipërfaqe 700 m2, me vlerë 1 000 000 lekë asokohe si dhe pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 115 m2.

Dorëheqja sapo KPK nisi verifikimet, i shpëtoi vettingut por jo drejtësisë
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës dha dorëheqjen në shkurt të këtij viti. Në njoftimin e dorëheqjes, Petrit Fusha shprehej se ?pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvoj...

Recommended