Vizita e kryeministri italian Xhuliano Amato ne Shqiperi - (28 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kryeministri italian Xhuliano Amato, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë mbërriti sot në Tiranë ku u takua me personalitet më të larta shqiptare. Në qendër të bisedimeve kanë qenë lufta kundër krimit të organizuar dhe frenimi i trafikut klandestin. Kryeministri italian fillimisht është takuar kokë më kokë me kryeministrin Meta, takim ky që zgjati shumë më tepër se parashikimi.

Në takimin e dy delegacioneve, Amato tha, se incidentet që kanë ndodhur ditët e fundit, rrezikojnë të mjegullojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Sipas kryeministrit Meta, për trafikun klandestin nuk ka pse i gjithë faji t?ju ngelet shqiptarëve. Në këtë rast tha Meta, kemi të bëjmë me një trafik rajonal, që kërkon bashkëpunimin jo vetëm të Shqipërisë dhe Italisë, por edhe të vendeve të tjera të rajonit.

Meta ka mirëpritur propozimin e kryeministrit italian, për krijimin e një grupi të përbashkët me qëllim monitorimin dhe verifikimin e zbatimit të ligjit për gomonet, formulimi i të cilit u vlerësua nga ky i fundit. Më pas Meta dhe Amato kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp. Të dy kryeministrat kanë nënvizuar se pavarësisht nga spekulimet e shumta si në shtypin italian ashtu edhe në atë shqiptar, trafiku i klandestinëve gjatë këtij viti ka rënë pesë herë.

Amato ka pranuar se sa më korrekt të jetë ky proces, aq më shumë reduktohen rastet e trafikut të klandestinëve. Ndërkohë kryeministri Meta ka reaguar ashpër ndaj disa shkrimeve në gazetat italiane ku shqiptarët përgjithësohen si kriminelë. Gjithashtu dy kryeministrat theksuan se mes dy vendeve ekzistojnë raporte të shkëlqyera bashkëpunimi./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended