Limpreht konference shtypi per monitorimin e zgjedhjeve ne Shqiperi (7 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Marrëdhëniet mes dy vendeve, Ambasadori Amerikan Limpreht e cilësoi si udhë e qendrueshme në ngjitje dhe punën e qeverisë si serioze. Limpreht gjithashtu renditi ngjarjet që kanë krijuar besimin e Amerikës për rrugën që vendi ynë ka marrë që nga kriza e Kosovës. Në këtë kontekst, ai vërejti se problemet në zgjedhjet lokale do t'i kushtonin shumë Shqipërisë. Këtë paralajmërim ai e bëri nisur nga mosmarrëveshjet e vazhdueshme e partive dhe nga përvoja e hidhur e votimeve të mëparshme.
SHBA-ja kërkon bashkëpunim të gjerë të gjithë udhëheqësve politikë të vendit për të siguruar zgjedhje pa probleme dhe që ata të njihen si të lira dhe të ndershme. Megjithëse jo zyrtarisht, Ambasadori tregoi se votimet do të monitorohen gjërësisht nga OSBE. Ai vërejti se në mandatin e OSBE-së nuk përfshihet monitorimi i zgjedhjeve lokale dhe ky përjashtim tregon rëndësinë që i jep bota rastit të Shqipërisë.
Qytetarëve shqiptarë, Limpreht u kërkon të marrin pjesë me shifra sa më të larta në votim, të këmbëngulin që kandidatët t'u shpjegojnë çfarë platforme kanë dhe rrugën se si do t'a vënë në jetë atë. Nga anëtarët e partive këkohet që të jenë ata përgjegjës për zgjedhjen e kandidatit dhe jo që emrat të vijnë nga kryeqyteti./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended