Vëzhguesit vendas, të gatshëm për monitorimin e zgjedhjeve

  • 4 years ago
Monitoruesit vendas janë të gatshëm të monitorojnë zgjedhjet e korrikut. Qendra për liri ?Civil? vazhdon me rekrutimin e monitoruesve të cilët në ditën e zgjedhjeve do të arrijnë numrin 300. ?Civil? beson në dalje në votime dhe fton të mos bojkotohet procesi nga asnjë pjesëmarrës.

?Vetëm 6 njerëz 220 hoqën dorë kështu që mendoj se kjo është shumë pozitive, mendoj se është shenjë e mirë edhe për daljen në votime. Mos-pjesëmarrja në procesin zgjedhor mund të jetë vetëm për arsye politike megjithatë nuk e rekomandojmë, ashtu siç nuk rekomandojmë bojkotimin e votimit, ashtu nuk rekomandojmë as bojkotimin e pjesëmarrjes së partive politike në një garë zgjedhore?, tha Xhabir Deralla, Qendra për liri ?Civil?.

Asociacioni qytetar ?MOST? gjatë këtij cikli mund të ulë numrin e monitoruesve për shkak të financave. ?MOST?-i po ashtu nuk mbështet bojkotimin eventual të zgjedhjeve.

?Shteti duhet të mundësojë kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit dhe shohim se kjo është plotësuar sepse listat e kandidatëve tashmë janë vërtetuar dhe nuk ka pengesë që partitë politike të fillojnë me fushatën e tyre. Nëse e shohim dekretin e Qeverisë, është e qartë se zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Nga ana tjetër shohim se kemi disa pazare politike për të cilat nuk ka asnjë justifikim. Për këtë vlerësojmë se KSHZ-ja duhet të veprojnë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në kuadër të kompetencave që ka, kurse partitë politike të marrin pjesë në proces dhe të mos e pengojnë zbatimin e tij?, u shpreh Zllatko Dimitrioski, Asociacioni qytetar ?MOST?.

Fatlume Dervishi

Recommended