Misioni i FMN -se ne Shqiperi dhe objektivat e arritura nga qeveria Meta (14 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Misioni i FMN-së që ka vëzhguar zhvillimet makroekonomike në Shqipëri në datat 5 deri në 14 korrik, ka dhënë sot konkluzionet në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave Anastas Angjeli. Sipas kryetarit të komisionit, ekonomia në Shqipëri po vazhdon të rritet me ritme të shpejta kryesisht në investimet private, bujqësore dhe të tjerë duke ulur kështu inflacionin vjetor drejt zeros.
Mates ka vlerësuar veçanërisht ecurinë e procesit të privatizimit, tenderin e suksesshëm të AMC-së, marrëveshjen e investitorëve të Bankës Kombëtare Tregtare dhe rritjen e pagave dhe pensioneve në masën 10% dhe 15%. Duke u ndalur tek administrata e tatimeve, Mates tha se ka nevojë për një kontroll më të rreptë. Ne i thamë qeverisë që të jetë më e kujdesshme në investigimin e investitorëve të huaj nga taksat.
Ndërkohë ministri i Financave Anastas Angjeli ka reaguar sot ndaj akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Ky i fundit e ka cilësuar dje në Parlament Ministrin Angjeli si mamuthin e korrupsionit. Nuk merrem me Berishën tha ai, por tek ai ka mbetur viti '97.
"Nuk është faji im nëse Berisha nuk njeh as pranon zhvillimet sepse ai në '97 pranoi dhe njohu një gjë që ishte shkatërrimi. Kjo mbase se ora e tij, ora e Berishës ka mbetur në vitin 1997, në vitin e shkatërrimit dhe po ajo, ora e qeverisë Meta është ora e punës, ora e rezultateve, ora e reformës ekonomike, ora e ngritjes së institucioneve."
Ministri Angjeli duke lënë mënjanë konfliktin me Berishën u shpreh se qeveria, veçanërisht Ministria e Financave, do të përpiqet të plotësojë rekomandimet dhe sygjerimet e FMN-së, misioni i së cilës do të jetë përsëri në dhjetor në Tiranë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended