Ministri Italian i Mbrojtjes ne Shqiperi - (15 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në krah të Ministrit të Mbrojtjes Italiane Matarela, ministri shqiptar i mbrojtjes Luan Hajdaraga ka anashkaluar pyetjen për statusin e ardhshëm të kompanisë greke të vendosur në Yzberisht të Tiranës. Hajdaraga tha se Italia dhe Greqia janë vende mike dhe aleate në kuadër të Natos, duke lënë të nënkuptojë se prezenca e ushtarëve të këtyre vendeve në Shqipëri do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

Megjithëse në përbërje të Natos, Italia dhe Greqia gjatë krizës në Kosovë nuk kanë reaguar pozitivisht ndaj sulmeve ajrore mbi Serbinë. Matarela dhe Hajdaraga nënshkruan sot memorandumin e mirëkuptimit, ndërtimin e pistës ajrore në Vlorë dhe ndihmën për akademinë e forcave ajrore po në këtë qytet.

Ministri i Mbrojtjes Italiane Matarela, u prit në një takim të veçantë edhe nga kryeministri Ilir Meta. Kryeministri Meta ka vlerësuar rritjen e shkëmbimeve ekonomike të investimeve italiane dhe rritjen e pranisë italiane në Shqipëri si shumë të rëndësishme për rajonin e Ballkanit./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended