10 vjet nga hapja e ambasadave ne Shqiperi - (2 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Pikërisht një dekadë më parë, mijra vetë shpërthyen dyert e ambasadave të huaja, duke shënuar krisjen e madhe në murin e komunizmit shqiptar. Të parët që guxuan të kalojnë murin e ambasadave pas familjes Popa, ishin dy djem tiranas, Arben Lutaj dhe Xheladin Qello. Në orën 14:30 të 18 Qershorit ata kaluan kangjellat e Ambasadës Franceze dhe të ndjekur e të goditur nga policët tanë arritën të futen brenda. Sot Arben Lutaj tregon:

Arben Lutaj:- ?Kishte kohë që thuhej se do të ndryshohej, do lëvizej dhe nuk po bëhej asgjë dhe ndërmjet të tjerave që më dha forcë dhe krah, ishte dhe fakti që nëpërmjet shembullit tim të frymëzoja dhe të tjerët. Gjatë tre ditëve që u hapën ambasadat erdhën dhe shokë të tjerë nga muret e ambasadës, që më folën dhe më dhanë përshtypjet që u kishte bërë atyre në ato momente. E kuptova që të paktën në shoqërinë time kishte pasur një jehonë, hyrja në ambasadë?.

Veprimi i dy djemve nga Tirana u dha zemër edhe mijra të tjerëve. Në ditët që pasuan, zyrat dhe oborret e ambasadave perëndimore, u tej mbushën. Tashmë edhe frika ishte vrarë. Në këtë aventurë shqiptarët panë edhe përkrahjen e Perëndimit.

Arben Lutaj:- ?Në mbrëmje të 18 Qershorit, bashkë me sekretarin francez erdhi edhe sekretari i Ambasadës Greke dhe sekretari i Ambasadës Gjermane. Në fakt ne nuk komunikonim shumë mirë me sekretarin e Ambasadës Greke dhe Franceze dhe kur erdhi sekretari i Ambasadës Gjermane, ai dinte shqip dhe me këtë folëm shqip. Ai na qetësoi, duke na thënë:- ?mos u shqetësoni se për mbrojtjen tuaj nuk është vetëm Franca, por është gjithë Komuniteti Europian?.

Ato ditë Perëndimi priste shqiptarët krah hapur, ndërsa shteti përpiqej t?i pengonte me të gjitha mjetet, por nuk zgjati shumë dhe raportet ndryshuan. Tani një mur gjigand është ngritur nga Perëndimi për të penguar shqiptarët të lëvizin lirshëm. Lëvizjen e lirë tani jemi duke e paguar shumë shtrenjtë deri edhe me jetë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended