Top News - Durrës, pritet shembja/ Për një tjetër Qendër Shëndetsore

  • 4 years ago
Një nga godinat shëndetësore në qendër të qytetit të Durrësit do të shembet për t'u ndërtuar nga e para. E dëmtuar nga tërmeti, godina ku ndodhej urgjenca stomatologjike, qendra shëndetësore e disa lagjeve të qytetit dhe njësia vendore e kujdesit shëndetësor Durrës do të shembet. Personeli i saj prej muajsh është zhvendosur në godinën fqinje, në poliklinikën e specialiteteve.

Dy ditët e fundit godina po boshatiset, por kjo ka krijuar shqetësim te bluzat e bardha të poliklinikës. Ditët e fundit mes tyre po diskutohet për një urdhër që i detyron të punojnë me turne. Ky urdhër paraprak është refuzuar pasi kjo prek zinxhirin e strukturave që ofrojnë shërbim për qytetarët, veçanërisht për të sëmurët kronikë dhe ata që vijnë nga zonat rurale.
Mjekët specialistë shërbejnë dhe në spitalin rajonal të Durrësit, pjesë e strukturës së të cilit janë. Puna e tyre është gjithashtu e lidhur dhe me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor që punon në orarin zyrtar 08-16.00 dhe vënia në zbatim e punës me turne do të sillte probleme dhe vonesa të theksuara për të sëmurët.

Ndërkohë dhe pse ndajnë godinën me personelin e shëndetit publik, ngarkesa në vizita mjekësore konsiderohet e përballueshme dhe në përpupthje me shifrat dhe normat e vendosura nga Ministria.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#QendraShendetesore#TopChannel

Recommended