Report TV -Polici i arrestuar në Durrës la të lirë të akuzuarin për përdhunimin e një vajze

  • 4 years ago
Një nga punonjësit e policisë të arrestuar në Durrës bashkë me 16 efektivë e zyrtarë të pushtetit vendor për shpërdorim detyre duke lejuar ndërtime pa leje e duke mos zbatuar ligjin në një sërë ngjarjesh kriminale, ka pasur dijeni dhe ka ushtruar kontroll në banesën e një personi të shpallur në kërkim për përdhunim, por nuk ka kryer veprime për arrestimin e tij.

Bëhet fjalë për specialistin e krimeve, nën/komisaririn Ermand Petova, i cili në datën 9 nëntor 2019 ka referuar material hetimor për një person me emrin Sami H., i cili akuzohej nga një vajzë me iniciale V.J, se kishte kryer me forcë dhe pa dëshirën e saj marrëdhënie seksuale në makinën e tij. Pas disa veprimeve hetimore, prokuroria ka nisur hetime dhe ka ngarkuar oficerin Petova të policisë Durrës, të ndjekë rastin konkret me qëllim arrestimin e këtij personi të akuzuar si përdhunues. Sami H. në datën 5 nëntor 2019, është shpallur në kërkim me kartelë ngjyrë ?Rozë?. Me qëllim kapjen e tij, rezulton se specialisti i krimeve Ermand Petova, ka raportuar se ka shkuar për kontroll banese tek shtëpia e Sami Hoxhës dhe nuk e ka gjetur atë në banesë. Ndërkohë një ditë më pas në datat 6 nëntor 2019 deri në 8 nëntor, i kërkuari për përdhunim Sami Hoxha dhe oficeri i policisë komunikojnë bashkë në telefon duke rezultuar se ata kanë njohje me njëri-tjetrin.

Recommended