Report TV -Durrës/ Rizgjidhet me vota unanime për një tjetër mandat kryetari i Këshillit të Qarkut
  • 5 years ago
DURRËS- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Qarkut Durrës, u rizgjodh për një mandat të dytë në postin e kryetarit Alfred Mullaraj. Ai u rizgjodh me votën e të gjithë këshilltarëve pjesëmarrës ndërkohë që nënkryetar u zgjodh përfaqësuesi i Krujës Isuf Baku.

Në fjalën e tij Mullaraj u shpreh se gjatë këtij mandati ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të treja bashkitë.Faleminderit për besimin që më dhatë për të vazhduar edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar si kryetar i këshillit të qarkut. Kam një falenderim të veçantë për udhëheqësit politik të PS, mikun tim Vangjush Dakon që më besoi që unë të jem në krye të këshilli edhe për një mandat 4-vjeçar. Çdo problem dhe çdo detyrim i jemi përgjigjur qytetarëve. Kemi pasur marrëdhëniet të shkëlqyer me të treja bashkitë", u shpreh Mullaraj.

Këshilli i Qarkut Durrës ka 19 anëtarë, 10 nga të cilët përfaqësojë bashkinë Durrës, 5 atë të Krujës dhe 4 anëtarë nga Bashkia Shijak.
Recommended