Elbasan Kryetari i Këshillit - (30 Janar 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Qeveria duhet ta ndihmojë Elbasanin sepse ky qytet ka dhënë prova në 1999. Objektiva kërkuese janë dëgjuar në analizën vjetore të kryetarit të këshillit Ilir Balliut të qytetit të Elbasanit, i cili është shprehur se do bëj të pamundur për zhbllokimin e situatës ku kalon Korridori 8. Firma turke ?Behase? me mjaft ngadalësi po operon në punime. Probleme në këtë korridor kanë nxjerrë edhe shpronësimet. Balliu kërkon që gjatë vitit 200 të vazhdojnë financimet dhe investimet për rrethin e Elbasanit. 150% janë realizuar të ardhura nga vjelja e taksave, janë ndërtuar ujësjellësa, është ndërtuar fshati SOS për fëmijë dhe janë fuqizuar shërbimet publike. Vetëm komisioni i kthimit të pronave ka dhënë 84 vendime. Objektivat e vitit 2000 mbeten investimet ne infrastrukture dhe në aspktin ndërkombëtar, thellimi i marrëdhënieve me Greqinë, Italinë dhe kryesisht me rajonin e Selanikut./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended